Një grup i quajtur “Anonymous” ka publikuar në Twitter një kërcënim ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Në mesazhin e tyre në Twitter, me flamurin e Ukrainës, ata i kanë bërë thirrje presidentit serb që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë, përcjell Telegrafi.
Siç thonë ata në një video-mesazh në të cilin zëri është ndryshuar tërësisht, presidenti i Serbisë ka tërhequr vëmendjen e tyre për shkak të tensioneve në Kosovë.
NEW: Anonymous – Message to Serbian President
"#Anonymous is not a small group of powerless people to ignore, we are an organised , globally active, collective of like-minded individuals and our message will be clear, if you don't stop your dangerous actions in #Kosovo." pic.twitter.com/dNOqfmhIdn
— Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) December 29, 2022
Ata në mesazh theksojnë se tensionet në veri të Kosovës janë shkaktuar nga kriminelët serbë të cilët po tentojnë të provokojnë konflikt të armatosur.
“Autokrati serb Aleksandar Vuçiq, marioneta e Vladimir Putinit, po përpiqet të destabilizojë rajonin, duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Slobodan Millosheviq, por për të do të jetë vetëvrasje. Që kur filloi lufta në Ukrainë, Serbia është i vetmi vend që zyrtarisht mban marrëdhënie të mira me Rusinë, duke refuzuar të bashkohet me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian”, thuhet në mesazh.
Në mesazh theksohet gjithashtu se Vuçiq karakterizohet si dikush që shkatërron paqen në rajon, inkurajon dhunën dhe sulmet ndaj gazetarëve…
Në fund të mesazhit thuhej:
“Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni”. /Telegrafi/