Grupi i hakerëve Anonymous njofton se ka “vjedhur” mbi 700GB të dhëna që kanë të bëjnë me Qeverinë e Rusisë.
Sipas tyre, janë mbi 200 mijë e-maila të Ministrisë së Kulturës.
“Janë zbuluar mbi 700GB të dhëna të Qeverisë ruse. Këto të dhëna përfshijnë më shumë se 200 mijë e-maila nga Ministria e Kulturës të Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin e tyre.
— Anonymous (@LatestAnonPress) April 11, 2022
Kujtojmë që qysh në ditët e para të agresionit ushtarak në Ukrainë, ky grup i kishte shpallur luftë Kremlinit, duke rrëzuar shumë faqe dhe sisteme ruse. /Telegrafi/