Jennifer Aniston ka treguar edhe një herë se përkundër se është 50-vjeçare, duket për mrekulli.
Këngëtarja dhe aktorja e popullarizuar është duke kaluar një javë të mirë në Meksikë, gjersa po shijon pushimet me miket e saj.
Derisa po e shijon akomodimin luksoz para oqeanit, Jennifer është shfaqur në një palë bikini dhe duket mjaft në formë.
Aniston më së shumti është përfolur për lidhjen e saj me Brad Pitt, të cilët u shkurorëzuan në vitin 2005, kurse dy vjet më parë ishte ndarë nga burri i saj i dytë, Justin Theroux.
Ndërkaq, së fundmi ajo është rikthyer me një komedi si një ish-mbretëreshë e bukurisë në filmin “Dumplin’” që është bazuar në librin e autores Julie Murphy. /Telegrafi/