Këngëtarja e njohur Anne-Marie u shfaq për herë të parë në publik me barkun e saj të rrumbullakosur, duke konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin, reperin Slowthai.
33-vjeçarja, e cila e kishte mbajtur shtatzëninë të fshehtë për disa muaj, u fotografua në Londër, e lumtur dhe rrezatuese.
Pak ditë më parë, Anne-Marie ndau me fansat një video në rrjetet sociale, ku sinkronizonte këngën e saj “Don’t Panic”, përpara se të zbulonte barkun e saj në rritje, shkruan DailyMail.
Ajo gjithashtu publikoi një seri fotografish të vajzës së saj, Seven, e cila festoi ditëlindjen e parë këtë muaj.
Këngëtarja dhe Slowthai, të martuar në fshehtësi në vitin 2022, kanë qenë gjithmonë të rezervuar për jetën e tyre private.
Megjithatë, një burim pranë tyre konfirmoi për “The Sun” se ata janë të lumtur dhe mezi presin të mirëpresin fëmijën e tyre të dytë.
Anne-Marie ka shprehur më parë lidhjen e saj të veçantë me numrin shtatë, duke e konsideruar atë si numrin e saj me fat.
Kjo është edhe arsyeja pse vajza e saj mban emrin Seven.
Çifti, tashmë prindër të një vajze, po përgatiten për të zgjeruar familjen e tyre me një tjetër anëtar. /Telegrafi/