Pothuajse të gjithë sytë në ‘MET Gala’ ishin të drejtuar në aktoren Anne Hathaway, e cila për këtë rast kishte zgjedhur të vishej me një fustan provokues.
Por, nuk ishte fustani i vetmi që u vu re. Edhe ngjyra e re e flokëve të aktores i ka befasuar të pranishmit në këtë mbrëmje. ‘MET Gala’ mbahet çdo vit për nder të hapjes së një ekspozite të re të modës në ‘Metropolitan Museum of Art’, në Ney York. /Telegrafi/