Telegrafi

Anne Hathaway kërkon falje për panikun që krijoi me rolin në filmin “The Witches”

Aktorja e njohur, Anne Hathaway, për rolin në filmin “The Witches” u transformua e tëra.

Por, si duhet figura e një ‘shtrige’ që pati ka shkaktuar panik tek fansat e saj, për të cilën Anne ka kërkuar falje, shkruan The Sun.

Kjo ardhur si rrjedhojë e një skene, ku aktorja shihet vetëm me dy gishtërinj në dorë, gjë që ka irrituar shikuesit e filmit.

Ndërkaq, në një postim në rrjetin social Instagram ka thënë se ndien keqardhje për panikun që ka shkaktuar.

“Kam dëgjuar kohëve të fundit që njerëzit kanë pasur mendime të ndryshme për rolin në film, sidomos fëmijët janë në panik për portretin e shtrigës”, është shprehur ajo.

(Foto: The Sun)

Mes tjerash Anne shtoi: “Më falni. Është vetëm roli që më është ofruar. Mendoj se nuk do të ndodhë më kurrë”.

Përndryshe, filmi “The Witches” u publikua gjatë muajit tetor, teksa komentet për të nuk ishin ndër më të mirat. /Telegrafi/

(Foto: The Sun)