Telegrafi

Anna Delvey flitet se do të marrë pjesë në spektaklin global të Dancing With The Stars

E famshmja Anna Delvey, flitet se do të jetë pjesëmarrëse në sezonin e ardhshëm të Dancing With The Stars.

Të premten Page Six, raportoi se 33-vjeçares iu dha leja për të udhëtuar në Los Angeles për shoun televiziv të vallëzimit, pasi kushtet e arrestit të saj shtëpiak u modifikuan.

Anna Delvey jeta e së cilës u bë serial i Netflix, u burgos në vitin 2019 për krimet e saj.

Në vitin 2022 ajo filloi arrestin shtëpiak derisa priste vendimin nëse do të lejohej të qëndronte në SHBA pas qëndrimit të saj të plotë në burg.

Foto: Anna Delvey / Splash News

 

Vetëm së fundmi, gjykata i dha të drejtën që ajo të përdorte përsëri rrjetet sociale.

Ajo nuk do të jetë konkurrentja e parë e Dancing With The Stars që ka kaluar kohë pas hekurave.

Foto: Anna Delvey / AP News

Reperi Lil Kim, komediani Tommy Chong dhe artisti Steve O iu bashkuan më herë shout televiziv pas dënimeve të tyre.

Delvey, megjithatë, është ylli i parë që njihet vetëm për dënimin e saj.

Foto: Dancing With The Stars / ABC

Ajo arriti vëmendje të madhe edhe pas lansimit të serialit të Netflix, “Inventing Anna”, i cili portretizonte jetën e saj dhe mënyrën se si ajo pozoi si trashëgimtare gjermane dhe hyri në shoqërinë elitare të New Yorkut.

Delvey mashtroi bizneset duke u marrë 250 mijë dollarë, për të cilat edhe u burgos në vitin 2019. /Telegrafi/