Telegrafi

Ankth në Kroaci, avioni i Dinamo Zagrebit zhduket për një orë nga radari

Një orë ankthi u përjetua nga të gjithë në Kroaci, teksa avioni me skuadrën e Dinamo Zagrebit për në Kazakistan u zhduk nga radarët.

Alarmi është ngritur në Kroaci gjatë fluturimit të ekipit të Dinamo Zagreb për në Kazakistan, ku të mërkurën do të përballen me Astanan, në ndeshjen e dytë të kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Konkretisht, siç raportojnë mediat kroate, avioni i misionit të Dinamo fluturoi mbi Serbi dhe Bullgari pak para se të zhdukej nga radarët mbi Detin e Zi.

Disa që po ndiqnin rrjedhën e fluturimit “ngrinë” dhe në rrjetet sociale sinjalizuan, alarm. Megjithatë, ngjarja u shpjegua shpejt dhe të gjithë u qetësuan.

Siç u përmend në kroatisht kjo është një procedurë standarde e ndjekur për shumë fluturime mbi Detin e Zi dhe arsyeja është se kjo zonë është shumë afër hapësirës ajrore të Ukrainës.

Pas një ore avioni i Dinamos u shfaq sërish në radarë, konkretisht kur hyri në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë, duke vazhduar fluturimin për në Kazakistan. /Telegrafi/