Site icon Telegrafi

Ankohet për zhurmë të lartë, e hedhin në pishinë së bashku me qen (Video)

Fqinja e paemëruar nga Shtetet e Bashkuara, që ka shkuar në një shtëpi të ankohet për zhurmë të lartë, e ka pësuar keq duke përfunduar në pishinë.

Të rinjtë që besohet të jenë në të 20-at, e kanë fërshëllyer, derisa njëri e ka përplasur për toke dhe më pas e ka gjuajtur në ujë, së bashku me qenin që e mbante lidhur, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin dramatik kur ajo përplaset me mjaft fuqi, ndërsa në prapavijë dëgjohen ata duke qeshur.

Më vonë shihen disa nga të pranishmet, që shkojnë në drejtim të saj, për ta ndihmuar që të largohet. /Telegrafi/

https://youtu.be/Z6HKpt8mgJU

Exit mobile version