Site icon Telegrafi

Ankohet për ushqimin që ia përgatiste partnerja, vetvritet në ditëlindjen e 39-të

Ian Harrison nga Hungerford i Anglisë, është ankuar te Linda Ryan se nuk ia kishte përgatitur ushqimin si duhet dhe pas disa orësh e ka varë vetën.

Kjo ndodhi pikërisht në ditëlindjen e tij të 39-të, që e kishte cilësuar si ditë të pavlerë, transmeton Telegrafi.

“Hëngri vetëm në dhomën e ditës, ku piu edhe tetë cider. Më pas erdhi dhe më tha se gjella nuk i shijoi aspak”, ka thënë Ryan para hetuesve.

Harrison gjatë pushimeve

Partnerja saj, ka rrëfyer se ai i kishte thënë se mund edhe të bënte vetëvrasje dhe është larguar.

“Pas dy orësh, që nuk po vinte në shtrat për të fjetur, e gjeta të varur. Kurrë më parë nuk e kishte përmendur vetëvrasjen”, ka treguar ajo rastin.

Në anën tjetër, mjeku ligjor që ka mbledhur informacione nga familjarët, miqtë dhe fqinjët, po e shqyrton këtë si një nga rastet më komplekse.

“Karakteri tij ishte i luhatshëm, fakti që ishte ditëlindja dhe nuk ndjehej mirë, ka bërë që të merr vendime të menjëhershme. Nuk e konsideroj si vetëvrasje, por pasojë e aksioneve të tij”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version