Site icon Telegrafi

Ankohet Paul Pogba: Nuk po luaj në pozitën e duhur te Franca

AMSTERDAM, NETHERLANDS - OCTOBER 10: Paul Pogba of France in action during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Netherlands and France held at Amsterdam Arena on October 10, 2016 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Paul Pogba është një prej 23 lojtarëve që do të jetë pjesë e kombëtares franceze në botërorin Rusia 2018.

Por, duket se francezi është në hall me trajnerin Didier Deschamps, i cili nuk po e lejon që të luajë në pozitën që paraqitet më së miri.

Mesfushori 25-vjeçar shprehu zhgënjimin me rolin e ri në ekipin e përfaqësueses së Francës.

Paul Pogba (Getty Images)

“Unë mund të luaj në të djathtë, në të majtë dhe mesfushor organizues”, tha ai. “Ndihem mirë, por nuk është mundësia më e mirë për mua të luajë në këto pozita. Është sikur të më thonë ‘Unë do t’ju jap këtë shtëpi, por nuk do të keni çelësat'”.

“Ka gjëra që nuk varen nga unë, por nga ekipi. Dhe pastaj nëse nuk bëj dallimin, njerëzit do të thonë se nuk kam pasur një paraqitje të mirë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth botërorit Rusia 2018

“Unë dua të marr frenat e skuadrës, por që kjo të ndodhë, ekipi duhet të vendoset në rrugën e duhur”, tha francezi.

Kujtojmë se Franca gjendet në një grup me Australinë, Perunë dhe Danimarkën. /Telegrafi/

Exit mobile version