Telegrafi

Ankohet pasi e ka dehur birra

35-vjeçari, Iancu Boroi, ka thënë se ai e kishte blerë birrën në një supermarket në qytetin Arges, në jug të Rumanisë, ndërsa ishte dehur shumë pasi e ka pirë vetëm një kanaçe sa nuk i ka rënë të fikët.

“Unë jam aq i aftë sa ta duroj pijen dhe është qesharake të mendosh se vetëm një kanaçe me birrë të më deh mua. Patjetër të ketë pasur diçka të keqe ajo birrë dhe dëshiroj kompensim”, ka thënë Boroi.

Boroi ka kërkuar nga zyra për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve në Rumani që ta hulumtojë rastin.