Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, i ka fajësuar gjyqtarët për eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve.
Zonja e Vjetër u eliminua me rezultat të përgjithshëm prej 6-4 nga Bayern Munichu, edhe pse pati epërsinë prej dy golash nga pjesa e parë në ndeshjen kthyese.
Alvaro Moratas iu anulua një gol për pozitë jashtë lojë, edhe pse xhirimet treguan se sulmuesi bianconer ishte në pozitë të rregullt.
“Goli i anuluar i Alvaro Moratas do ta kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Gabimet e caktuara në këtë nivel të kushtojnë, ato bëjnë dallim të madh”.
“Nuk jam këtu për të kërkuar alibi, por shpresoj që në të ardhmen futbolli italian të mbrohet më mirë. Paraqitjet e caktuara të gjyqtarëve janë të dhimbshme”.
“Dua ta theksoj paraqitjen e shkëlqyer të djemve dhe merita shkon për trajnerin tonë. Njëherësh duhet ta përmendim edhe cilësinë e Bayernit”, ka theksuar Marotta për Mediaset Premium. /Telegrafi/