Site icon Telegrafi

Ankohet LPM-ja, nuk i japin leje të vendosë tenda para institucioneve në Shkup

Lëvizja Popullore për Maqedoni (LPM) dënon qasjen, siç thonë, të qëllimshme dhe përzgjedhëse të organeve përgjegjëse të Bashkisë së Shkupit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi që nuk i japin kësaj partie leje që të ngritë tenda para institucioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, nëse Bashkia dhe MPB-ja u dhanë leje LSDM-së dhe OBRM-së të vendosin tenda, atëherë nuk shohin pengesë që një leje e ngjashme t’i jepet edhe kësaj partie.

Më herët, LPM-ja paralajmëroi rol më aktiv për të kundërshtuar Deklaratën Politike Shqiptare dhe votimin e Talat Xhaferit për Kryetar të Kuvendit të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version