Telegrafi

Ankohet Llatasi: PSP-ja na kërcënon

Përmes kolumnës ”Nata” të publikuar në gazetën ditore ”Dnevnik”, gazetari Dragan Pavlloviq – Llatas deklaron se ai dhe gazetarja Ivona Taleska kanë patur probleme me Prokurinë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai konsideron se PSP-ja u kërcënohet dhe i paralajmëron se çfarë i pret, të gjithë këtë për nevojat e Zoran Zaevit, duke shtuar se është duke u bërë gjueti kundër të gjithë atyre që shkraujnë kundër PSP-së dhe LSDM-së.

Llatas përmed edhe emra tjerë, si Dosta Dimovska, Ljube Boshkoski, Branko Cërvenkovski, dhe i akuzon gjithashtu si njerëz që kane vepruar kundër tij dhe menditarëve si ai, ndërkaq ofendon rëndë mediume dhe portale, që për të, janë pejsë e PSP-së, LSDM-së dhe Soros-it dhe që sipas tij, kanë marrë para nga USAID-i dhe ambasadat e huaja, për emisione në Tv Telma dhe Alsat./Telegrafi/