Familjarët e një gruaje të moshuar në Brazil i pret dënimi me deri tri vite burgim, pasi e kishin lënë para shtëpisë së pleqve në temperatura të ulëta.
Në videon e publikuar më poshtë shihet gruaja e moshuar duke qarë derisa veturat kalonin pranë saj, transmeton Telegrafi.
“Nuk e di, kam jetuar me ata”, ka deklaruar e moshuara kur është pyetur për familjarët.
“Më kanë dërguar diku larg shtëpisë. Nuk i urrej, por nuk është dashur ta bëjnë një gjë të tillë”, ka shtuar ajo.
Punonjësit e shtëpisë së pleqve që ishin dëshmitarë të ardhjes së kësaj gruaje të moshuar, pretendojnë se nuk është përgjegjësi e saj ta pranojnë, pasi një gjë e tillë është përgjegjësi e policisë.
Në anën tjetër, gjykata në Santa Katarina, ka njoftuar se po shqyrton mundësinë që të urdhërohet që familjarët e të moshuarës të paguajnë shpenzimet e saj.
Ndërkaq, familjarët e saj janë munduar ta arsyetojnë veprimin e tyre, duke thënë se kanë probleme financiare dhe se nuk mund të kujdeseshin për të. /Telegrafi/