Site icon Telegrafi

Ankohen prodhuesit e vishnjeve në rajonin e Shtipit

Në rajonin e Shtipit ka filluar sezona e vjeljes së vishnjeve, ku redimenti ka arritur nivelin mesatar, megjithatë prodhuesit thonë se këtë vit, fitimi është mjaft i ulët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Çmimi blerës është ulur për 40%, apo 18 denarë, krahasuar me vitin e kaluar, kur çmimi ishte 30 denarë për kilogram, kurse rajoni në fjalë mbijeton pikërisht nga prodhimi dhe shitja e vishnjeve.

Sipas të dhënave të Tv Telmës, rajoni ka rreth 600 hektarë të mbjellura me vishnje. Prodhuesit këtë verë kanë arritur më pak marrëveshje të shitjes, ndërkaq edhe përpunuesit e vishnjeve ankohen se këtë herë do të kenë më pak plasman./Telegrafi/

Exit mobile version