Ditë më parë Qeveria e re e Kosovës mori vendim për anulimin e kontratës me Bechtel Enka, çka bëri që t’i pamundësohet kyçja në autostradë qytetit të Ferizajt. E këta të fundit po e kundërshtojnë këtë vendim.
Ishte paraparë të vazhdoj rruga që do t’i mundësonte qytetit të Ferizajt kyçjen në Autostradën Arbën Xhaferi.
Por Qeveria e re, e pamundësoi një gjë të tillë, kjo sepse ajo mori vendim të anulohet kontrata me vlerë 50 milion euro me Bechtel Enka-n, nënshkruar nga para ardhësit e tyre.
E në Ferizaj po kundërshtohet ky vendim. I pari i kësaj komune ka kërkuar nga Qeveria rishqyrtim të vendimit, i cili sipas tij është jetik për ekonomin e këtij vendi.
“Është një vendim i kundërshtueshëm për faktin se kundërshtues janë qytetarët e komunës që unë udhëheq. Edhe komuniteti i biznesit e kundërshton atë vendim pasi kanë kërkuar vazhdimisht kyçjen në autostradë”, deklaroi Agim Aliu.
E më të dëmtuarit nga e gjithë kjo situate po del të jenë bizneset që operojnë në këtë qytet.
“Është venim i dëmshëm. Po shpresoj se është vetëm një anulim i përkohshëm”, deklaroi biznesmeni Ibrahim Shehu.
“Për bizneset koha është shumë e çmuar. Kështu që nëse do të ishte kyçje do të kursente në kohë”, deklaroi biznesmeni tjetër, Sadik Krasniqi.
“Anulimi i bën dëm bizneseve të Ferizajt duke pasur parasysh që Komuna e Ferizajt është komuna e dytë që më së shumti i kontribuon buxhetit të shtetit”, deklaroi Ibrahim Hyseni.
Ndryshe në tri qeverisjet e fundit ka pasur tri vendime të ndryshe për këtë çështje. Dy të parat ajo e udhëhequr nga Isa Mustafa dhe tjetra nga Ramush Haradinaj, morën vendim pro kyçjes së qyteti të Ferizajt dhe Vitisë në autostradën Arbën Xhaferi, ndërsa Qeveri e udhëhequr nga Albin Kurti e ka anuluar atë.
RTV Dukagjini ka tentuar të marrë një prononcim edhe nga Ministria e Infrastrukturës por kontakti me ta ka qenë i pamundur./RTV Dukagjini/Telegrafi/