Site icon Telegrafi

Ankohen bujqit e Maqedonisë, kriza politike i dëmton shumë

Bujqit e Maqedonisë kërkojnë që të funksionojë Agroberza, të organizohet eksporti i prodhimit tepricë vendor dhe institucionet shtetërore të jenë më shpesh në terren, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto kërkesa u shtruan në aktivitetin përmbyllës të projektit ”Ekonomia tregtare dhe kapacitetet institucionale”. Sipas AIM-së, bujqit u ankuan se bujqësia është në stagnim për shkak të krizës së tanishme politike në vend, duke paralajmëruar rezultate të dobëta.

Rezultatet e projektit ”Ekonomia tregtare dhe kapacitetet institucionale” për periudhën gusht, 2016 – mars, 2017, tregojnë se numri më i madh i bujqve nuk e dijnë se cilat janë përgjegjësitë e më shumë institucioneve të këtij sektori, e as që dijnë se sa mjete nga buxheti shtetëror ka për këtë sektor./Telegrafi/

Exit mobile version