Telegrafi

Ankohen bujqit e komunës Petrovec për koncesionet e tokave bujqësore shtetërore

Asnjë bari nga komuna Petrovec nuk ka fituar nën koncesion tokë bujqësore shtetërore. Tenderat që u shpallën në bashkëpunim me ministrinë e bujqësisë, i ka publikuar komuna, por janë tërhequr me procedura jotransparente, ose u janë dhënë personave të cilët nuk merren me bujqësi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Barinjtë janë duke u përballur me krizën artificiale të qumështit, të shkaktuar nga sëmundja e ”lëkurës së pezmatuar”, edhe pse në këtë pjesë nuk është regjistruar asnjë rast i ndonjë gjedhi të sëmurë.

Sipas TV Telma, banorët thonë se toka bujqësore u jepet personave, të cilët më pastaj ua japin një personi të tretë, ndërkaq banorët lokal janë të detyruar që ta kullotin bagëtinë e tyre në malet përreth./Telegrafi/