Telegrafi

Ankohen banorët e fshatrave të Istogut: Drini i Bardhë po na shkatërron tokat bujqësore (Video)

Në fshatin Saradran të Istogut, banorët po ankohen se tokat e tyre bujqësore, po shkatërrohen nga lumi Drini i Bardhë.

Ata thonë se kjo ka ardhur si pasojë e moskujdesit të duhur, për rregullimin e shtratit të lumit.

“Tokat na janë dëmtuar pothuajse tërësisht. Bashkësia e ujërave të Komunës së Istogut së bashku me atë të Pejës mundin me rregullua këtë problem. Mos të mbetet kjo tokë djerrinë pasi lumi të largohet”, shprehet për RTV Dukagjinin, banori Ramë Thaçi.

Ai shton se nga shkatërrimi i shtratit të lumit banorët janë më të rrezikuarit.

“Është vështirë me kaluar atë vend. Dikush që tenton të kalojë atë vend, përfundon në të ligën. Aty kisha bërë thirrje të ndërtohet një urë për të lidhur disa fshatra”, tha Thaçi, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq, Lulzim Shoshi, drejtor për Bujqësi në Komunën e Istogut, ka thënë se ky problem ka mbetur pezull për shkak të përzierjes së kompetencave ndërmjet qeverisë dhe Komunës së Istogut.

“Kompania nuk e ka atë fuqi të bëjë intervenime të tilla, mirëpo kjo ky problem tani kalon në kuadër të Ministrisë së Ambientit, dhe duhet të shihen të gjitha mundësitë së bashku me “Drinin e Bardhë”, Ministrinë e Ambientit dhe ne si komunë se çfarë mundë të bëjmë. Sigurisht do të merremi me këtë fenomen”, ka thënë Shoshi./Telegrafi/