Disa banorë të fshatit Llukar të Prishtinë janë ankuar se tash e disa ditë kanë mungesë të ujit të pijshëm.
Ata thonë se mungesa e ujit të pijshëm tash e disa ditë po ju shkakton probleme.
E lidhur me këtë, Telegrafi ka kontaktuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit.
Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina deklarojnë për Telegrafin se për shkak të disa punimeve, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në atë zonë.
“Janë duke u zhvilluar disa kyçje/punime teknike nga KRU ‘Prishtina’ me kërkesë të disa banorëve aty sepse kanë pas ankesa për mosfurnizim të mjaftueshëm me ujë. Komuna me projektin e vet nuk i ka kompletu, andaj është dashtë ne të realizojmë këto punime sot”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku./Telegrafi/