Site icon Telegrafi

Ankohen banorët e fshatit Kryeshevc të Obilqit, thonë se rruga “Jusuf Shalaku” ka mbetur në gjendje të mjerueshme

Banorët e fshatit Kryeshevc, në Komunën e Obiliqit, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me faktin se rruga ” Jusuf Shalaku” ende nuk është përfunduar dhe ka mbetur në gjendje të mjerueshme.

Ata kanë dërguar disa pamje në redaksinë e Telegrafit, ku duket qartë se rruga ende nuk është përfunduar.

Banorët theksojnë se kjo situatë po i dëmton më së shumti qytetarët, të cilët detyrohen të kalojnë në këtë rrugë, e cila tani është plot me gropa dhe puseta të hapura.

Kjo gjendje po krijon vështirësi të mëdha për ata që e përdorin këtë rrugë çdo ditë./Telegrafi/

Exit mobile version