Telegrafi

Ankohej se kishte dhimbje të mëdha në bark, mjekët i gjejnë prezervativ në apendicit (Foto)

Kemi dëgjuar shpesh se si mjekët gjejnë gjëra të çuditshme në trupat e njerëzve, por një rast që ka ndodhur këto ditë tejkalon çdo imagjinatë.

Një vajzë e cila me urgjencë ishte shtrirë në spital për shkak se ankohej se kishte dhimbje të mëdha në bark, ka shokuar mjekët kur i gjetën prezervativ brenda apendicitit, transmeton Telegrafi.

Pacientja 26-vjeçe identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur por që besohet të jetë nga Afrika, vazhdimisht ishte ankuar për dhimbje në bark që i pamundësonte të lëvizte e lirë dhe të hante ushqimet e preferuara.

Por pasi ishte transferuar me urgjencë në spitalin e Kamerunit, mjekët e futën vajzën menjëherë në sallën e operacionit që t’i hiqnin apendicitin, por u habitën kur gjetën brenda tij një objekt plastik të ngjashëm me një prezervativ, çka sipas tyre besohet se përbën rastin e parë në llojin  e vet në literaturën mjekësore.

Kur pacientja u zgjua nga gjendja e anestezisë, pohoi për mjekët se dy javë më parë kishte gëlltitur padashur një prezervativ teksa ishte me të dashurin e saj. /Telegrafi/