Një grua kishte mbetur e habitur kur kuptoi se në bark kishte pasur një palë gërshërë që për 23 vite i kishte bartur, pas prerjes cezariane që e kishte pasur në një spital rus.
Ezeta Gobeeva, 62-vjeçe, për vite me radhë kishte pasur dhimbje të mëdha në bark, derisa mjekët ishin të bindur se ajo kishte probleme me mëlçi duke i përshkruar kështu barna të ndryshme kundër dhimbjes, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ajo kishte i ishte nënshtruar prerjes cezariane gjatë vitit 1996, ku mjekët ia kishin harruar një palë gërshërë në barkë mbi 15 centimetra që nuk kishte ditur që i ka brenda deri tani.
Gobeeva nga Osetia e Veriut, ka deklaruar se pasi kishte bërë rëntgenografinë janë konstatuar shkaqet që kanë quar në dhimbje të mëdha në bark.
Punonjësi i spitalit fillimisht mendoi se ajo kishte harruar një palë gërshërë në xhep, por shpejt e kuptoi se objekti i metaltë ishte brenda barkut të saj.
“Aty shihen qartë gërshërët, më thanë se kam gërshërë brenda barkut”, ka deklaruar Gobeeva.
Ndërkaq ministri i Shëndetësisë ka konfirmuar se kanë filluar hetimet lidhur me këtë skandal. /Telegrafi/