Site icon Telegrafi

Ankohej për dhimbje të kokës, por kur shkoi tek mjeku zbuloi të vërtetën e hidhur (Foto)

Kur David McClean nga Irlanda e Veriut nisi të vuante nga dhimbjet e kokës mori disa paracetamolë dhe refuzoi që dhimbja t’i prishë ditën. Megjithatë në vetvete, ato fshihnin një të vërtetë të hidhur.

52 vjeçari ishte një njeri i shëndetshëm dhe nuk kishte përdorur kurrë ilaçe.

Por kur nisi që të ngatërronte fjalët, gruaja e tij Dawn vendosi t’i linte një takim me mjekun. Pas skanerit, ata zbuluan dy hije në trurin e David.

Testet e analizat e mëtejshme treguan se babai i dy fëmijëve nga Belfast, Britani, vuante nga glioblastoma e gradës së katërt, një lloj i rrallë dhe agresiv kanceri.

Mjekët paralajmëruan familjen e tij se ai kishte vetëm pak muaj jetë, nëse nuk i nënshtrohej trajtimit, përcjell javanews.al.

Ata i thanë se me gjashtë javë radioterapi dhe kimioterapi, ai mund të jetonte 12 deri në 15 muaj.

Duke refuzuar që të humbte bashkëshortin e saj, Dawn kontaktoi me specialistë në Londër dhe një kirurg iu përgjigj lutjeve të saj, duke marrë përsipër operacionin.

Kështu në nëntor ai iu nënshtrua operacionit i cili zgjati 8 orë.

Për shkak të natyrës tmerrësisht agresive të sëmundjes, mjekët e paralajmëruan David se nëse do të ndalonte trajtimet me radio dhe kimioterapi, qelizat kancerogjene do të rishfaqen brenda muajve.

Tashmë shpresa e tij e fundit është imunoterapia, e konsideruar si hapi më i madh në luftën kundër kancerit që prej zbulimit të kimioterapisë në vitin 1940. /Telegrafi/

Exit mobile version