Kuvendi i Maqedonisë ditë më parë vendosi që më 30 shtator të këtij viti të mbahet referendum për marrëveshjen me Greqinë.
Pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili duhet ta zbatojë referendumin, pritet të fillojnë edhe përgatitjet për mbajtjen e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.
Partitë në pushtet ju kanë bërë thirrja qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në referendum, pasi sipas tyre kjo është mundësi historike dhe që do të përcaktojë të ardhmen e vendit.
Ndërsa nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, akoma nuk janë deklaruar nëse do të mbështesin referendumin ose do ta bojkotojnë atë./Telegrafi/
Radio Evropa e Lirë ka realizuar një anketë me qytetarët në Shkup, nëse ata do të dalin në referendum, të cilën mund ta ndiqni më poshtë: