Site icon Telegrafi

Anketë: Qytetarët e Maqedonisë jan pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Sipas anketës së agjencisë M-Prospekt, 59.3% e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin evropian do të ishte i mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pyetësori është përgatitur nga Qendra e Maqedonisë për arsim evropian (QMAE). Sipas anketës, 39.1% e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se BE-ja luan rol aktiv në përparimin demokratik të Maqedonisë, që është një rënie prej 2%, krahasuar me vitin 2015.

59.9% konsiderojnë se BE-ja duhet të luaj rol serioz në tejkalimin e krizës politike në vend, kurse 31.1% konsiderojnë se Raporti i përparimit i KE-së tregon situatën e vërtetë të Maqedonisë. 36% mendojnë se angazhimi i BE-së në zgjidhjen ë krizës në vend është negativ.

40.9% mendojnë se Marrëveshja e Përzhinos ka ndikim negativ në zgjidhjen e krizës politike në vend, kurse 18.9% mendojnë të kundërtën.

47.4% mendojnë se Maqedonia duhet të kërkojë model tjetër të zhvillimit jashtë BE-së, 37.3% konsiderojnë se çështja e emrit është pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, 36.5% konsiderojnë se kjo çështje përdoret nga qeveria për të mos zbatuar reforma.

31.6% e qytetarëve të Maqedonisë presin hyrjen e vendit në BE, pas 20 vitesh, ose asnjëherë, ndërkaq 18.7% mendojnë se hyrja ne BE do të bëhet në pesë vitet e ardhshme.

69.44% do të kishin votuar për hyrjen e Maqedonisë në BE, nëse do të votohej këtë të diele, kurse 20.98% do të votonin kundër.

Anketa është zbatuar nga 11 e deri më 24 nëntor, duke anketuar 1201 persona, kurse gabimi konsiderohet në -/+ 2.83%./Telegrafi/

Exit mobile version