Site icon Telegrafi

Anketë për bizneset lidhur me nevojat për trajnime dhe eksport në sektorin e prodhimit

Trajnimi dhe zhvillimi i punëtoreve është një ndër pikat kyçe në suksesin e kompanive si në tregun vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Zhvillimet teknologjike, prezenca në tregjet ndërkombëtare dhe rritja e konkurrencës kanë ndikuar në vështirësimin e gjetjes së punëtoreve me aftësitë e nevojshme. Andaj investimi i brendshëm i kompanive për zhvillim e këtyre aftësive është pothuajse i pashmangshëm.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) në bashkëpunim me IFC po realizon anketë për të kuptuar gjendjen e tanishme në tregun e punës nga kompanitë prodhuese. Sipas KPK-së, studimi ka për qëllim pasqyrimin e aftësive të nevojshme në këtë sektor, vështirësitë në gjetjen e personelit, ofrimin e trajnimeve dhe zhvillimin e eksportit.

“KPK angazhohet që asnjë nga të dhënat tuaja të mos bëhen publike. Gjetjet nga përgjigjet tuaja do të raportohen në formë të përmbledhur dhe do të përdoren vetëm për interesa të brendshëm të KPK-së”, thotë Klubi i Prodhuesve.

Anketa mund të plotësohet këtu.

Afati për plotësimin e kësaj ankete është deri më 03 qershor 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version