Sipas anketës më të re të Brima Gallup, 69% e qytetarëve të anketuar kanë pohuar se Maqedonia ka patur nevojë për ndryshim të pushtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vetëm 24% e të anketuarve kanë pohuar se gjithçka ka qenë në rregull me qeverisjen e kaluar. Por, qytetarët mendojnë se kriza politike nuk është tejkaluar ende.
42% mendojnë se vendi lëvizë në drejtim të duhur, kurse 49% mendojnë të kundërtën.
63% e qytetarëve maqedonas konsiderojnë se është dashur të ndryshojë qeverisja, kurse te shqiptarët kjo shifër është 80%./Telegrafi/