Politikat e biznesit dhe investimet e Qeverisë janë vendosur në baza stabile, ndërsa investuesit e huaja janë të kënaqur nga kushtet për kryerjen e biznesit dhe investimit. Si më të vaforshme i përmendin shpenzimet e ulëta, proaktivitetin e institucioneve qeveritare, si dhe lokacion gjeografik, respektivisht qasjen e lehtë në tregun evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë e tregon anketa më e re qeveritare e zbatuar tre javët e kaluara me 30 investitorë të huaj në Maqedoni nga sektorët e automobilizmit, industrisë së përpunimit dhe sektorëve të tjerë.
Siç njoftoi sot në pres-konferencë në Qeveri nënkryeministri Vladimir Peshevski dhe Drejtri i Drejtorisë për Zona të Zhvilluara Teknologjike Industriale, Viktor Mizo, 96 për qind nga firmat janë të kënaqur nga klima investuese, 82 për qind konsiderojnë se është e shkëlqyer ose shumë e mirë, ndërsa 86 për qind sërisht do ta zgjidhnin Maqedoninë për realizimin e investimeve të tyre.
“Anketa është edhe një konfirmim për biznes të mirë dhe klimë investuese në Maqedoni, si dhe për drejtimin e duhur në të cilin lëvizin politikat qeveritare. Megjithtë, ekziston një hapësirë e madhe për avancim për shkak se vazhdojnë përpjekjet për arritjen edhe të rezultateve më të mira”, theksoi Peshevski, duke paralajmëruar krijimin e set-masave të reja në këto sfera.
Sipas anketës, mbi 50 për qind e investitorëve të huaj i kanë investimet më të zgjeruara në vend, ndërsa mbi 80 për qind parashikojnë hapjen e linjave të reja për prodhim.
Miz u ndërlidh me të dhënën se 68 për qind e investitorëve të huaj në Maqedoni janë të kënaqur nga përkrahja qeveritare, respektivisht konsiderojnë se ajo është e shkëlqyer ose shumë e mirë, derisa dy të tretat ose 75 për qind nga kompanitë që kanë çfarëdo lloj problemesh janë të kënaqur nga efikasiteti i institucioneve shtetërore.
Anketa është zbatuar si pjesë e dialogut të vazhdueshëm të Qeverisë me investuesit e huaj në Maqedoni me qëllim që të dëgjohet vlerësimi i tyre, të detektohet mundësia për përmirësimin e masave dhe politikave të mëtejshme, por edhe që të shfrytëzohen përvojat e kompanive në negociatat e ardhshme dhe dialogjet me investitorët e rinj potencialë. /Telegrafi/