Site icon Telegrafi

Anketë e ‘Rating’ dhe ‘Fokus’ për zgjedhjet lokale – Shkup (Foto)

Agjencia ‘Rating’ dhe magazina ‘Fokus’ kanë realizuar anketë për kandidatët për kryetarë të Bashkisë së Shkupi me një masë prej 800 qytetarëve. Të dhënat janë mbledhur në periudhën prej 18 deri më 23 shtator.

Sipas rezultateve të kësaj ankete, problemi kryesor me të cilin ballafaqohen qytetarët e Shkupit janë rrugët dhe infrastruktura e qytetit, gjegjësisht për 17.2 për qind nga të anketuarit. Në vend të dytë janë planet urbanistike dhe rregullimi i qytetit, për 12.1 për qind të qytetarëve të anketuar, ndërsa në vendin e tretë, me 11.9 për qind është çështja e ndotjes së ajrit. Në vendet e sipërme të listës janë edhe mirëmbajtja e higjienës komunale, mungesa e vendeve për parkim dhe mungesa e mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbërta.

Më shumë se gjysma e shkupjanëve nuk janë të kënaqur me punën e kryetarit aktual, Koce Trajanovski. Në pyetjen: Sa jeni të kënaqur me punën e kryetarit Koce Trajanovski? – janë pranuar përgjigjet, 56.1 për qind të pakënaqur dhe 40.2 të kënaqur.

Nga pyetja: Për cilin kandidat do të kishit votuar nëse sot do të ishin zgjedhjet lokale?, kanë dalë rezultatet në tabelën e mëposhtme:

Rejtingu i dalur nga kjo anketë tregon se beteja kryesore do të jetë ndërmjet Petre Shilegov dhe Koce Trajanovski, ndërsa kandidatët tjerë mund të presin përqindje të vogël të votave dhe siç vërehet në grafikonin e anketës, Shilegov është 4.5 për qind para kryetarit aktual Trajanovski.

Ndërsa nga përgjigjet e të anketuarve në lidhje me atë se cilën parti do ta kishin votuar për listën e këshilltarëve, dalin këto përqindje:

Fakti që ka numër të madh të votuesve të papërcaktuar tregon rëndësinë e fushatës për rezultatin përfundimtar të kësaj gare, por rëndësi të madhe ka vota e qytetarëve shqiptarë./Telegrafi/

Exit mobile version