Sipas anketës më të re të Institutit „Pavel Shatev“, një numër i madh qytetarësh kanë mendim negativ për prokuroren speciale, Katica Janeva, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen „Cili është mendimi juaj për Katica Janevën“, 21.7% e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, kurse 60.9% janë përgjigjur negativisht.
Në pyetjen „A mendoni se bashkësia ndërkombëtare kontribon në gjetjen e një zgjidhje për krizën?“, 21.1% e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, kurse 54.4% janë përgjigjur negativisht.
Anketa është kryer përmes thirrjeve telefonike nga 6 deri 8 maj të këtij viti, ndërkaq janë anketuar 1070 persona. Popullata shqiptare nuk është përfshirë në këtë anketë, me arsyetimin se tradicionalisht votojnë partitë shqiptare. Gabimi statistikor mund të jetë +/- 2.5%./Telegrafi/