Sipas një sondazhi telefonik të Institutit ‘Dimitri Çupovski’, 27.6 përqind e të anketuarve do të votonin për OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 16.1% do të votonin për LSDM, BDI 6.3%, 2.9 PDSH, GROM 1.4 , 1 përqind për LR-PDSH, 0.4 përqind OBRM-PP, 0.5% për Të bashkuar për Maqedoninë, 0.2 Dinjiteti, Lëizja BESA 0.7, 0.2 për PPD, 2.4 përqind thanë se do të votonin për një parti krejtësisht tjetër, 22 përqind nuk do të votonin për asnjë parti, dhe 17.4 përqind nuk e dinë për cilën parti do të votojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për përgjigjen “asnjë parti” kanë vendosur 22 përqind të të anketuarve, dhe “nuk e di”, janë përgjigjur 17.4 për qind.
Besim më të madh të politikanëve ka Nikolla Gruevski, të cilët kanë vendosur 30.1 e të anketuarve, 8.9 përqind Zoran Zaev, Ali Ahmeti 5.9 përqind dhe Menduh Thaçi 2.6 përqind. Në asnjë politikan nuk besojnë 27.3 përqind e të anketuarve, dhe “nuk e di”, ishte përgjigjja e 19.6 përqind e të anketuarve.
Se OBRM-PDUKM do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme vlerësojnë 40.5 përqind, dhe se LSDM do të jetë opozitë mendojnë 14,8 përqind e të anketuarve, për BDI-në ka vendosur 7.6 përqind dhe 1.9 përqind për PDSH. Pa përgjigje ishin 27.1 përqind e të anketuarve.
Hulumtimet tregojnë se më shumë se gjysma ose 53.2 përqind e të anketuarve besojnë se OBRM-PDUKM ka program më të mirë ekonomik, ndërsa 23.6 përqind mendojnë se programi ekonomik i LSDM-së është më i mirë. /Telegrafi/