Komuna e Shtimes ka rregulluar problemin me gropë dhe me ndriçim publik pas ankesave nga ana e qytetarëve.
Qytetarët ishin ankuar në platformën Ndreqe.com për këto probleme.
“Dy ankesa, një për gropë n’rrugë dhe një për ndriçim publik, të raportuara nga qytetarët në Komuna Shtime janë rregulluar nga komuna”, thuhet në njoftimin e bërë nga faqja zyrtare Ndreqe.com
Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë kohë pas kohe për problemet që hasin në komunat e tyre./Telegrafi/