Paulo Fonseca është suspenduar për nëntë muaj nga LFP për veprimet e tij ndaj një gjyqtarit në ndeshjen Lyon-Brest.
Ai është pezulluar deri më 30 nëntor, pra për nëntë muaj.
Trajneri i Lyon u përfshi në një konfrontim të ashpër me gjyqtarin Benoit Millot gjatë një ndeshjeje të Ligue 1 kundër Brest.
Fonseca u përjashtua nga fusha, por gjërat u përshkallëzuan kur ai afroi kokën drejt ballit të arbitrit dhe i bërtiti në fytyrë.
🚨 Breaking | Lyon head coach Paulo Fonseca has been handed a 9-month ban for confronting Ligue 1 referee Benoît Millot. The Portuguese manager is suspended until November 30.
More follows. pic.twitter.com/S63AuHd1OM
— Get French Football News (@GFFN) March 5, 2025
Gjyqtari Millot më vonë foli për L’Equipe dhe tha se ndihej i frikësuar. Fonseca kërkoi falje më pas, duke pranuar se ishte “gjë e gabuar për të bërë”.
Për më tepër, ndalimi do të thotë se ai nuk mund të hyjë në dhomat e zhveshjes para 15 shtatorit, deri në sezonin e ardhshëm. Pra, ai nuk mund të jetë në dhomat e zhveshjes para ndeshjes apo mes pjesëve deri më 15 shtator.
Incidenti është konsideruar si një shkelje e rëndë e disiplinës dhe autoritetet franceze pritet të japin një dënim të konsiderueshëm. /Telegrafi/