Telegrafi

Ankesa të reja për gjykatësit të cilët liruan Sead Koçan

Shoqata “Zelena Lupa”, ka dorëzuar 18 ankesa të reja për përgjegjësinë e gjykatësve nga Këshilli për vërtetimin e fakteve, mes të cilëve edhe për gjykatësit të cilët i mundësuan afaristit Sead Koçan, mundësi ligjore që “t’i ikë” paraburgimit.

Ankesat e reja janë kundër gjykatësve në Gjykatën Themelore Shkupi 1, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë. Ankesat janë dorëzuar për “papërgjegjësi gjatë punës” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare” për shkelje esenciale gjatë procedurës në rastet në të cilat ata kanë vepruar si gjyqtarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mes tyre është kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, dhe gjykatësit Faik Arsllani, Xhemail Saiti, Risto Katavenovski dhe Rahilja Stojkovska.

Ankesë është dorëzuar edhe kundër gjykatësve Biljana Kocevska, Zuica Naumova, Cvetanka Periq dhe Afrim Fidani./Telegrafi/