Site icon Telegrafi

Ankesa për konkurencë të pandershme në turizëm në Maqedoni (Video)

Agjencitë dhe shoqatat turistike në Lidhjen e odave ekonomike ankohen për konkurrencë jo të ndershme. Atyre u shkaktojnë probleme individë që shesin aranzhmane edhe përkundër asaj që nuk janë të regjistruar askund. Tani, nga kjo Odë shpëtim kërkojnë nga qeveria e re nga e cila kërkojnë ta zgjidhë këtë problem, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Apelojmë te qytetarët të blejnë aranzhmane nga Agjenci turistike me renome dhe dy herë të kontrollojnë çka paguajnë dhe çka nënshkruajnë” – tha për Alsat-M, Arkan Kerim, kryetarë i Shoqatës së Odës Turistike në LOE.

Nga Oda e cila njihet si bashkëpunëtor i mirë shumëvjeçarë i qeverisë në largim, theksuan edhe problemin me konkurrencën e pandershme nga Serbia, ku agjencitë paguajnë në dorë prandaj kanë çmime më të ulëta.

”Për këto shkaqe çmimet janë më të lira ndaj Serbëve sepse paguajnë kesh. Cila është politika në Serbi unë nuk e di. Na kërkojnë para në dorë ose 10 deri 15 % çmime më të larta” – tha Aleksandar Çonevski, panënës turistik.

Tash për tash nuk ka zgjidhje për këtë problem. Nga Oda e turizmit thonë se edhe këtë vit pikërisht Greqia është destinacioni më i kërkuar për pushime, ndërsa pas saj është edhe Turqia. Çmimi i prenotime për në Turqi lëviz prej 300 euro e sipër për prenotime “All Inclusive”. Sa për krahasim, aranzhman prej shtatë ditëve në Dojran në hotel me pesë yje dhe me gjysmë pensioni, qytetarit do t’i kushtojë rreth 300 euro./Telegrafi/

Exit mobile version