Kryetari i komunës së Novo Sellës, Bllazho Vellkov, i ka vizituar sot pikat e grumbullimit të shalqirit në Koleshinë, për siç tha, t’u jep mbështetje bujqve që ankohen për çmimin e ulët të shalqirit dhe blerjen e dobët.
Ai i bëri thirrje ministrisë resore që të vizitojë komunën dhe të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj çështje.
”Problemi me bujqit është i tmerrshëm, por edhe për komunën. Këtu në mënyrë tradicionale kultivohet bostani dhe kjo është një veprimtari strategjike. Vitin e kaluar, shalqiri u shit me çmim prej 6 deri 8 denarë, kurse tani shitet për një, dy, dy e gjysëm dhe tre denarë. Përveç çmimit të ulët, problem është mosblerja dhe shalqiri shtrenjtohet”, deklaroi ai.
Bujqit kërkojnë vëmendje të veçantë të komisionit për verifikimin e dëmeve nga blerja e dobët e shalqirit./Telegrafi/