Site icon Telegrafi

Ankesa e Pançevskit ndaj Janevës është para Këshillit të prokurorëve

Asnjë informacion nuk kanë marrë gazetarët të cilët presin jashtë që të mbaroj seanca e Këshillit të Prokurorëve ku në rend të ditës kanë ankesën e ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pençevskit kundër prokurores së PSP-së, Katica Janeva.

Arsyeja e ankesës është se në vitin 2017 në shtëpinë e tij është bërë kontroll, me çka ka vërejtje ndaj PSP-së se ka hyrë me urdhër të paligjshëm të lëshuar nga Gjykata e Gjevgjelisë dhe se hetuesi ia ka vjedhur çelësin.

Për këtë rast kryetari i Këshillit të prokurorëve, Kole Shtirev tha se nuk duhet të njoftohet opinioni./Telegrafi/

Exit mobile version