Site icon Telegrafi

Ankaraja mohon përfshirjen në zbulimin e pozicioneve amerikane në Siri

Autoritetet e Ankarasë përgënjeshtruan sot çdo përfshirje në një artikull të agjencisë zyrtare turke të lajmeve “Anadoly Agency”, ku është lokalizuar zona ushtarake amerikane në Siri, një fakt që ka ngjallur indinjatën e Pentagonit.

“Nuk bëhet fjalë këtu për një informacion të dhënë nga qeveria jonë, apo të ndonjë forme referimi”, siguroi gjatë një konference shtypi Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit Recep Tayyip Erdogan, raporton AFP.

“Agjencia ‘Anadoly’ shkroi këtë informacion me ndihmën e rrjetit të saj të burimeve”, tha ai duke shtuar se kanë pasur dijeni të këtij artikulli pas publikimit të tij.

“Anadoly Agency” publikoi të hënën një artikull të shoqëruar me grafikë kompjuterike duke konfirmuar me detaje vendndodhjen e 10 zonave ushtarake amerikane në Siri, duke shkuar deri në publikimin e numrit të ushtarëve të forcave speciale që ndodhen aty.

Exit mobile version