Site icon Telegrafi

Ankaraja: Autopsitë konfirmojnë përdorimin e armëve kimike në Siri

Autopsitë në Turqi të viktimave të sulmit në Siri konfirmojnë një përdorim të armëve kimike nga regjimi i Bashar al-Assad, konfirmoi sot ministri turk i Drejtësisë, cituar nga agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency.

“Autopsitë janë realizuar në Adana, në jug të Turqisë, në tre trupa të sjellë nga Idlebi. Këto autopsi tregojnë që janë përdorur armë kimike”, konfirmoi Bekir Bozdag, sipas Anadolu Agency.

“Kjo analizë shkencore tregon gjithashtu se Bachar al-Assad ka përdorur armë kimike”, shtoi ministri turk.

Të paktën 86 persona, 30 prej të cilëve fëmijë, u vranë gjatë një sulmi të kryer në Khan Cheikhoun, qytet i vogël i provincës rebele të Idleb (në veriperëndim të Sirisë).

Exit mobile version