Telegrafi

Ankandi i pestë i letrave me vlerë, në shumën prej 25 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 26 maj 2023 do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2023.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet më tej në komunikatën e Ministrisë së Financave. /Telegrafi/