Site icon Telegrafi

Ankand humanitar për fëmijët me sëmundje të rënda

Fondacioni ‘Peshku i artë’ për plotësimin e dëshirave të fëmijëve të cilët janë të sëmurë rëndë në Çifte Hamam do të organizojë ankandin e dytë humanitar kushtuar shpresës, fuqisë së dëshirës së plotësuar për fëmijët të cilët luftojnë për jetën e tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në shpresën dhe fuqinë e tyre, besojnë edhe artistët e artit figurativ Nevzat Bejtuli-Kica dhe miqtë, Vane Kosturanov, Vanja Urosheviq, Aleksandar Stankovski dhe Martin Tërpenonski të cilët ndihmojnë në dhurimin e veprave të tyre.

Mjetet e fituara nga shitja në ankand dedikohen për plotësimin e dëshirave të fëmijëve të cilët mjekohen në repartin për Onkologji në Klinikën për fëmijë-Shkup, ku për momentin janë 20 fëmijë të moshës prej 3-15 vjeç.

Misioni i ekipit të ‘Peshku i artë’ është ta zbukurojë përditshmërinë e këtyre fëmijëve të cilët luftojnë për jetën e tyre dhe përmes jetësimit të ëndrrave të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version