Telegrafi

Anjeza Shahini kujton një vjetorin e martesës, publikon këtë video emocionuese (Video)

Këngëtarja Anjeza Shahini dikur ishte shumë aktive dhe e pëlqyer për muzikën e saj. E tillë vazhdon të jetë edhe sot, ndonëse publikon pak më rrallë projekte muzikore.

Ajo është aktive dhe pranë fansave edhe në rrjetet sociale. Këngëtarja ka publikuar sot (e mërkurë) një video në Instagram, ku ka shfaqur disa momente nga martesa e saj.

Në video shfaqen imazhe mjaft emocionuese, ku Anjeza paraqitet me fustanin e bardhë të nusërisë krahas familjarëve dhe miqve të cilët e shoqëruan në dasmën e saj, në Londër.

Anjeza sot bën një vit nga martesa e saj me Paul Edward Connolly. /Telegrafi/