Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini, mbrëmë (e premte) ka qenë në Festivalin e Këngës në RTK, në rolin e prezantueses.
Megjithatë, ajo interpretoi edhe këngën e saj “Image of You”, me të cilën Shqipëria debutoi në Eurovision në vitin 2004.
Ajo dhuroi një performancë të shkëlqyer, ndonëse kanë kaluar plot 19 vite nga paraqitja e yllit të famshëm në Stamboll.
E njëjta u rendit në vendin e shtatë në Eurovision dhe u vlerësua aso kohe tejet shumë për performancën.
Festivali i Këngës ndërkohë edhe në natën e dytë solli përplot surpriza e emocione.
Tashmë janë përzgjedhur edhe dhjetë këngët finaliste në Festivalin e Këngës në RTK.
1. Albin Nikprelaj – Ajo
2. Auron Deva – Çmimi i dashnisë
3. Angus Dei – Një zemër për dy
4. Arbër Salihu – Oj Kosovë
5. Urban Band – Ëndrrat s’kanë faj
6. Nita Latifi – Marrëzi
7. Neki Emra – Heroi im
8. Hilmi Obertinca – Pa ty s’më rrihet
9. Saranda Alija – Mendoj ku je
10. Klea Dina – Trenat. /Telegrafi/