Site icon Telegrafi

Anjeza Shahini feston tre vjetorin e martesës

Ajo mund të jetë distancuar nga skena, por jetën private po e shijon maksimalisht. 

Anjeza Shahini ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment të rëndësishëm të jetës private.

Ajo ka festuar 3-vjetorin e martesës. Në ‘Facebook’, këngëtarja e famshme poston një foto me bashkëshortin Paul Connolly, diplomatin anglez me të cilin jeton prej vitesh në Angli.

“Ky është një çift i lumtur dhe i martuar prej tre vitesh. Gëzuar përvjetorin tonë”, shkruan Anjeza, ndërsa pozon me të shoqin.

Anjeza Shahini dikur konsiderohej prej këngëtareve më me potencial.

Por, që prej fokusimit në jetën private, ajo është larguar nga skena muzikore, ndoshta për t’u rikthyer sërish së shpejti.

Exit mobile version