Ka kohë që është shkëputur nga bota e muzikës, por vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së rubrikave rozë.
Këngëtarja shqiptare ka marr epitetin e nënës pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, i cili shënohet më 8 mars.
Bukuroshja jonë sot ka lindur fëmijën e parë të gjinisë femërore duke treguar se e pagëzuar me emrin Tori (Victoria Kelis Connolly).
Ajo këtë gjë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka pohuar se këtë datë të shënuar e feston si nënë.
“Dita ime e parë e gruas si nënë. Përshëndetje nga vajza ime TORI (Victoria Kelis Connolly). Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI (Victoria Kelis Connnolly)”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Kujtojmë se zeshkania ka kurorëzuar lidhjen me Paul Connolly në vitin 2015 në një kështjellë në Itali.
Ndryshe, këngëtarja tash e sa kohë ka nisur një jetë të re në kryeqytetin britanik të Londrës. /Telegrafi/