Site icon Telegrafi

Anjeza Shabani që rrihte mizorisht fëmijën, kërkon lirinë

Administratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit.

Ajo ka zyrtarizuar kërkesën për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, raporton Klan.

Shabani akuzohet për dhunë ndaj të miturve dhe shpërdorim detyre.

Rasti i saj u denoncua në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan, për shkak të dhunës që ajo i bënte një fëmije 3 vjeç në kopshtin “Diren” që ajo administronte.

Kopshti në zonën e Saukut rezultoi të ishte i palicencuar nga Ministria e Arsimit.

Exit mobile version