Administratorja e kopshtit privat “Diren”, Anjeza Shabani, ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë pas dhunimit të fëmijës 3-vjeçar në ambientet e kopshtit në Sauk.
Shabani është pritur jashtë dyerve të gjykatës nga babai i saj, i cili ka hipur në kangjellat rrethuese të gjykatës për të përshëndetur vajzën e tij dhe për t’i dhënë zemër.
Sapo zbriti nga furgoni i policisë, Anjeza Shabani vuri re praninë e të atit dhe i tha: “Jam mirë babi”. Ndërkohë babai i saj u ngjit në kangjellat e gjykatës duke i thirrur: “Bravo bab, qëndro e fortë”.
Anjeza Shabani u arrestua të hënën, pas publikimit të videos në emisionin “Stop”, ku ajo dukej teksa dhunonte barbarisht një fëmijë 3-vjeçar. /Telegrafi/